Netanyahu i vendosur: Misionin në Gaza do ta vazhdojmë derisa ta zhdukim Hamasin

29 nëntor 2023 | 08:42

“Operacioni ushtarak i Izraelit do të vazhdojë derisa Gaza të mos jetë më kërcënim për Izraelin”, kështu është shprehur ditën e sotme kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu.

 “Ne jemi të përkushtuar për të përfunduar këto misione: Lirimin e të gjithë pengjeve, eliminimin e kësaj organizate terroriste mbi dhe nën tokë dhe, natyrisht, që Gaza nuk duhet të kthehet në atë që ishte, se nuk do të përbëjë më një kërcënim për Shteti i Izraelit”,tha të martën kryeministri izraelit gjatë një vizite në një bazë të inteligjencës së ushtrisë.

Komentet Netanyahu i bëri përpara lirimit të fundit të pengjeve të martën.  Kryeministri u zotua gjithashtu të bëjë të mundur lirimin e të gjithë pengjeve të marra nga Hamasi pa përjashtim.

Netanyahu vijoi t’i fajësonte civilët në Gaza për “mbrojtjen e terroristëve”, por nuk dha asnjë provë.

“Ne po shohim, në fakt, se banorët, civilët në Gaza mbi (tokë) po mbrojnë të gjithë terroristët (që janë nën tokë). Ata ndërtuan një qytet nëntokësor për të mbrojtur veten dhe po sakrifikojnë civilët lart”, shtoi ai.

Hamasi nga ana tjetër mohon të jetë duke përdorur civilët si mburoja njerëzore. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën “C”,…