Zëvendësambasadori Isufaj mori pjesë në ceremonitë përkujtimore kushtuar McCainit

03 shtator 2018 | 16:50

Zëvendësambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Frymëzim Isufaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore kushtuar senatorit amerikan, John McCain, i cili ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

“Gjate këtyre dy ditëve në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në ShBA, kisha nderin të marr pjesë në ceremonitë përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e senatorit John McCain. Me këtë rast përcjella ngushëllimet më të sinqerta të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për familjen McCain”.

“Senatori McCain ishte njeri i jashtëzakonshëm, luftëtar, burrështetas, patriot i vërtetë dhe një mik i madh i Kosovës. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen që senatori McCain ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe do ta kujtojë atë përgjithmonë!”, ka shkruar Isufaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more peopleNo automatic alt text available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner ka ndarë me fansat disa foto në pishinë…