Lëndohen katër shqiptarë në një aksident në Kroaci

29 nëntor 2023 | 13:31

Katër shqiptarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën në Kroaci.

Një 22-vjeçar shqiptar me qëndrim të përkohshëm atje, i cili drejtonte një automjet “Volkswagen Caddy” është përplasur me një kamion “MAN” me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Crnec Dugoselski.

Siç kanë raportuar mediet kroate, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nga Nepali, 26 vjeç.

Është raportuar se atyre iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të…