Trajneri i Dortmundit: Për fitore edhe ndaj PSG-së

29 nëntor 2023 | 14:17

Borussia Dortmund arriti një fitore të madhe në “San Siro” përballë Milanit (1-3). Nënkampionët e Gjermanisë siguruan edhe kualifikimin.

Trajneri i verdhezinjve, Edin Terziç nuk e fsheh lumturinë për fitoren në Milano, ndërkohë që premton se djemtë e tij do të tentojnë tri pikët edhe përballë skuadrës së Luis Enriques.

“Nuk duam të bëjmë asnjë dallim mes ndeshjeve të ndryshme: do të luajmë për të fituar. Nuk duam t’u dhurojmë asgjë PSG-së, Newcastle dhe Milanit. Do të vijnë 80 mijë njerëz në stadium dhe ne mund të sigurojmë vendin e parë. Kështu që do të japim gjithçka. Unë jam gjithmonë shumë i motivuar”, ka thënë Terziç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumbardhi dhe Alby kanë qëndruar afër njëri-tjetrit. Ai i ka…