Mirsad Jonuz emërohet trajner i Lirisë

29 nëntor 2023 | 15:00

FC Liria e ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës.

Drejtimin e klubit prizrenas e ka marrë Mirsad Jonuz.

Liria në këtë mënyrë i ka dhënë fund dilemave për trajnerin e ri pas largimit të turkut Nedim Yigit.

Jonuz ka qenë ish-përzgjedhës i Maqedonisë së Veriut.

Jonuz ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit, ku misioni i tij do të jetë mbijetesa.

Jonuz është njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Liria këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit kosovar dhe zë vendin e fundit në tabelë me tetë pikë të mbledhura pas 15 xhirove të zhvilluara.

Jonuz ka punuar në shumë skuadra, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku ka drejtuar Rabotniçkin e Podebën. Ka punuar edhe në Qipro e Greqi, te skuadrat Nea Salamis Famagusta e Aiginiakos. Ka qenë edhe trajner i Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa së fundmi, ka qenë në Katar te skuadra e Lusailit.

Jonuz prej vitit 2009 deri në vitin 2011 ka qenë selektor i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më herët ka drejtuar edhe ekipin U21 për gjashtë vjet.

Njoftimi pa ndërhyrje i Lirisë

Liria, emëron kryetrajnerin

Mirsad Jonuz, i prinë  Lirisë

Mirsad Jonuz, është  kryetrajner i Lirisë.

Prezantimi tij , u bë sot (e mërkurë) .

Ai, shoqëruar nga drejtues të klubit, takoi edhe futbollistët, të cilëve u kërkoi shumë përkushtim e në radhë të parë disiplinë, në vazhdim të kampionatit.

Jonuz ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri ( drejtoi Vllaznin),  tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti.

“Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën.

Veçanërishtë ftoj tifozët e zjarrtë Arpagjik’t dhe gjithë qytetin të bashkohen në synimin tonë, ta ngrisim Lirinë sa më lartë” ,  ka thënë Jonuz, pas arritjes së marrëveshjes.

Ndryshe, Valon Osmani kryetar, pohoi:” kishim disa opsione për trajner. Besojmë që ky është i duhuri.

Trajneri i ri ka synim ta nxjerr klubin nga kjo krizë rezultatesh.

Marrëveshja është deri në fund të stinorit”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hedhjes së gazit lotsjellës, disa protestues janë arrestuar te…