Haalandi thyen edhe një rekord në Ligën e Kampionëve

29 nëntor 2023 | 16:09

Erling Haaland po vazhdon të thyejë rekorde. Ylli norvegjez e realizoi njërin prej tre golave në fitoren me rezultat 3-2 ndaj Leipzigut.

Me këtë rast, 23-vjeçari arriti në kuotën e 40 golave nga 35 ndeshje të zhvilluara. Këtë, ai e ka arritur me tri klube, me Salzburgun, Borussia Dortmundin dhe kampionin aktual evropian.

Kështu, Haaland u bë lojtari më i ri në histori të Ligës së Kampionëve që i shënon 40 gola në këtë garë prestigjioze. Ai ishte njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar Topin e Artë sivjet, por përfundoi i dyti pas Lionel Messit. Haaland e pati një sezon fantastik duke i fituar tre trofe me “Citizens”, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestën e Partisë Socialdemokrate (PSD) kundër vizitës së kryetares së…