“Dola e mora një uji dhe më arrestuan”, çka deklaruan të arrestuarit për 2 eurot false para policisë

30 nëntor 2023 | 17:58

Gjashtë persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës pas identifikimit se të njëjtit, si grup, merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, monedha prej 2 euro. Mbi 85 mijë euro janë kapur.

Benjamin Ajrullovski, Sherif Ajrullovksi, Ali Ajrullovski nga Maqedonia e Veriut dhe Setki Ramuka, Muhamet Krasniqi dhe Hajderin Dernjani nga Kosova, ka mësuar Insajderi se janë gjashtë persona e arrestuar nga Policia e Kosovës, si grup që dyshoheshin se merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, monedha prej 2 euro.

Insajderi sjell deklaratat e të dyshuarve në polici.

I dyshuari Sherif Ajrullovski në deklaratën e tij tha se në Kosovë ka ardhur për ta sjell një pako që siç tha ai nuk kishte njohuri se çfarë kishte brenda. Ai tha se këtë pako e kishte marrë nga vëllau i tij.

“Kam hyrë në Kosovë me veturën e tipit Polo për të sjelle një pako, për të cilët nuk jam në dijeni se çka kishte brenda, pesha rreth 2-3 kg. Këtë pako më ka dhënë vëllai Benjamini. Me Benjaminin jam dëgjuar në telefon dhe më ka thënë pritëm në kerr dhe në parking, aty i kam vërejtur policinë“, deklaroi ai.

Ndërsa i dyshuari tjetër Muhamet Krasniqi ka thënë se punon shofer. Ai tha se në telefon ka pranuar një thirrje nga “Setkia” për një punë.

“Mua më ka thirrë në telefon “Setkia” ose Hajredini dhe më kanë thënë me ardhë deri në Prishtinë, pas aty e kishin një punë dhe vishu mirë se kemi me shku në një ndejë. Posa arrita në parking, dola e mora një uji dhe më arrestuan policia“, kishte thënë Krasniqi.

Edhe i dyshuari Hajredin Dernjani në deklaratën e tij para policisë foli për paratë e falsikifikuara duke e përmendur “Setkën” . Dernjani tha se roli i tij ishte vetëm më i marrë paratë e si këmbim do fitonte 1 mijë euro.

“Kemi ardh unë, Benjamini, Setkia, Muhameti, Jetoni, për nxjerrë s’e di dhe aty kur kemi dashtë me i dorëzu, personi në fjalë që ka pasur me i marrë ka dalë jashtë në parking dhe ka hapur bagazhin, i ka këqyr se a janë paratë dhe unë në atë moment jam arrestuar nga policia dhe ai personi. Ne i kemi porositur këto para tek Benjamini. Mundem me ju thanë se porosinë e ka bërë Setkia dhe ka folur personalisht me të. Me Setkinë është hera e parë që kemi bashkëpunuar mirëpo me Benjaminin unë me sa më kujtohet kam bashkëpunuar diku edhe dy herë të tjera, në sasi më të vogla, sa më kujtohet 500 copa në vlerë nga 2 (dy) Euro. Mundem me ju than se roli im ka qenë vetëm me i marrë tek Hani i Elezit dhe me i sjellë në Prishtinë dhe për këtë shërbim unë kam pasur për të fituar 1000 Euro“, deklaroi ai.

Të njëjti kanë dalë sot para gjykatës, seanca ndaj tyre është duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Midis 13 dhe 18 nëntorit të vitit 2023, autoritetet e…