Gërvalla takohet me homologun senegalez, e fton për vizitë në Kosovë

01 dhjetor 2023 | 08:11

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj senegalez, Ismaila Maidor FALL.

Gjatë  këtij takimi, Gërvalla tha se homologun e falënderoi për mbështetjen që Senegali e ka ofruar për Kosovën.

“Shpreha përkushtimin dhe vullnetin për zgjerimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme”, shkroi Gërvalla.

Më tej ajo bëri me dije se Maidor Fallin e ka ftuar ta vizitojë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për disa përshpejtohet dëbimi, për të tjerë përshpejtohet fitimi i…