Ndërpritet armëpushimi, vazhdojnë sulmet në mes të Hamasit dhe Izraelit

01 dhjetor 2023 | 08:14

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bërë me dije se kanë rifilluar luftimet me Hamasin në Rripin e Gazës.

Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Hamasi ka hapur zjarr ndaj tyre, duke shkelur kështu kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.

Ndërsa ministria e Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare e drejtuar nga Hamasi ka thënë se Rripi jugor i Gazës është goditur nga disa sulme ajrore, shkruan BBC.

Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi, tha se nga sulmet ajrore izraelite në qytetin Rafah në Gazën jugore kanë mbetur të vrarë gjashtë palestinezë, ku në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Pavarësisht se luftimet kanë rifilluar, zyrtarët palestinezë i kanë thënë BBC-së se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim po vazhdojnë.

Kujtojmë se në shtatë ditët e fundit ka pasur një armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit, armëpushim ky që ka skaduar sot në orën 05:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me…