Çitaku, Aliut: Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën
01 dhjetor 2023
| 08:46
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, i cili mbrëmë në një emision televiziv ka deklaruar se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.
Çitaku në reagimin e saj në Facebook, duke iu referuar ministrit Aliu, tha se “nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën”.
Sipas saj, qeveritë janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme.
“Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën. Qeveritë janë të përkohshme. Kosova është e përjetshme”, tha Çitaku.