Kurti sot do ta vizitojë Gjilanin

01 dhjetor 2023 | 08:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta vizitojë komunën e Gjilanit.

Sipas njoftimit, Kurti do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.

Pas takimit do të ketë prononcim për medie.

Kryeministri Kurti do t’i vizitojë edhe punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi”.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të takohet me kryetarin Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit, Gjilan. Prononcimi për media në ora 09:15) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”. (Ora 09:30)”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka…