Sot i jepet lamtumira e fundit 30 vjeçes që u vra të mërkurën

01 dhjetor 2023 | 08:49

Liridona Murseli, bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mbetur e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Familjarët kanë bërë të ditur se të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit sot.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

Kujtojmë se Liridona mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës. Të njëjtit më pas kanë shtënë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta vizitojë komunën…