Rifat Jashari feston ditëlindjen, urohet nga Bekimi: Ishe dhe mbetesh shtyllë e familjes tonë

01 dhjetor 2023 | 11:54

Rifat Jashari ka sot ditëlindjen.

Ikona e familjes Jashari ka mbushur 77 vjet.

Atë e ka uruar nipi i tij, Bekim Hamëz Jashari. Ky i fundit ka thënë se Rifat ishte krahu i djathtë i babës Shaban duke e ndihmuar atë në mbajtjen e familjes.

“Që nga fëmijëria mixha Rifat ishte bërë krah i djathtë i babës Shaban, me të cilin ishin bërë si vëlla, duke ndihmuar atë në mbajtjen e familjes. Kështu na rrëfente nëna Zahide jetën dhe kontributin e mixhës tonë. Kontributi i tij në mobilizimin e komandantit legjendar Adem Jasharit, babushit Hamëzes dhe shokëve të tyre ishte thelbësor”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bekimit:

Ishte dhe mbetet shtylla e fortë e familjes sonë!

Që nga fëmijëria mixha Rifat ishte bërë krah i djathtë i babës Shaban, me të cilin ishin bërë si vëlla, duke ndihmuar atë në mbajtjen e familjes. Kështu na rrëfente nëna Zahide jetën dhe kontributin e mixhës tonë.

Kontributi i tij në mobilizimin e komandantit Legjendar Adem Jasharit, babushit Hamëzës dhe shokëve të tyre ishte thelbësor.

Ai qëndroi i fortë edhe pas rënies së familjes duke qenë krenar me vëllezërit, babën Shaban, nipat dhe të gjithë familjen që ranë në betejën e 5,6 dhe 7 marsit 1998.

Datëlindjet i kishin afër me komandantin legjendar Adem Jashari siç e kishin edhe atdhedashurinë, patriotizmin dhe vendosmërinë që t’i dalin Zot atdheut, por Zoti deshi që mixha Rifat të mbetet fizikisht afër nesh që të na largojë mallin për babën Shaban, komandantin Legjendar Adem Jashari dhe babushin Hamëzën.

Urime datëlindjen mixhë i dashur, të urojmë edhe shumë vite tjera të lumtura bashkë me ne dhe nipat, mbesat e stërnipat që aq shumë i do e të duan!

Baba Shaban, komandanti Legjendar Adem Jashari e babushi Hamëza pushojnë të qetë ngase t’i ua përmbushe me sukses amanetin e tyre për familjen dhe fëmijët që t’i kishin lënë amanet.

Të paçim gjatë i dashur mixhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se…