Abdixhiku pas deklaratës së Aliut për Kosovën: Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm kur i ke të brendshmit?

01 dhjetor 2023 | 12:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe një prej figurave kryesore të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka cilësuar Kosovën si “projekt të përkohshëm”.

Abdixhiku ka pyetur se çfarë të duhen “kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit”, duke shtuar se sot Kosova po udhëhiqet nga popullistë mosbesues ndaj shtetit dhe se Kosova ka mbetur në duar të “mohuesve të shtetësisë”.

“ Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit? Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë. Prandaj betimi mbi Republikë është farsë. Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri. Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje. Këta kanë atdhe të dytë. Ne kemi vetëm Kosovën. LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë. Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik! Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë. Sepse Kosova është e përhershme”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e…