Kryesia e Kuvendit vendos që seanca për dialogun të fillojë të martën në orën 09:00

03 shtator 2018 | 20:28

Kryetari i Kuvenit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë ka thënë se seanca e jashtëzakonshme për fazën finale të dialogut me Serbinë do të fillojë të martën (nesër) në orën 09:00.

“Është kërkesë e Kryeministrit që të kemi një seancë nesër në ora 9. Është kërkesë legjitime e kushtetuese. Pikë e rendit të ditës do të jetë krijimi i ekipit negociator nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Veseli ka shtuar se shpreson nga opozita të reflektojë dhe të bëhen bashkë për t’u ballafaquar me Serbinë.

“Ne së bashku, pozitë e opozitë do të kemi ballafaqim me një shtete që i ka shkaktu dhimbje Kosovës e që ka qenë agresor ndaj neve. Ne duhet të jemi bashkë përballë Serbisë”, deklaroi kreu i Kuvendit.

Kurse, Dardan Sejdiu nga PSD ka kundërshtuar vendimin e kryesisë që seanca të nisë aq herët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me projektligjin…