Nagavci nuk i përgjigjet deputetes së PDK-së, shkak mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

01 dhjetor 2023 | 13:42

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka refuzuar t’i përgjigjet deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, e cila në seancën e Kuvendit e ka pyetur Nagavcin se si është duke ecur procesi i edukimit parashkollorë në Republikën e Kosovës.

Nagavci ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se derisa PDK-ja nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare, ajo nuk do të mund të jap përgjigje të detajuar.

“E nderuara deputete Hoxha ndonëse pyetja që e adresuat është me rëndësi dhe ne kemi shumë rezultate në këtë drejtim. Derisa PDK-ja të voton marrëveshjet ndërkombëtare unë nuk mund  t’iu jap përgjigje të detajuar. Ju ftoj që të votoni marrëveshjet që janë me interes për qytetarët e Kosovës dhe pastaj vazhdojmë me të gjitha temat tjera”, ka thënë Nagavci në foltoren e Kuvendit.

Ndërsa deputetja Hoxha në replikën e saj ka thënë: “Unë nuk kuptoj pse vjen ministrja këtu nëse refuzon të japë përgjigje në pyetjet që janë e drejtë kushtetuese. Ju jepni llogari ministre në këtë Kuvend. Kështu është i rregulluar ky shtet”.

Derisa në një përgjigje të bashkëpartiakut të saj Mefail Bajqinovci, ministrja Nagavci, ka thënë se për ndërtimin e çerdheve për vitin 2023 janë ndarë 14 milionë e 30 mijë euro. Për vitin 2025, 12 milionë e 165 mijë euro dhe për vitin 2026, 12 milionë e 950 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundjava do të sjellë përballje interesante në elitën e basketbollit…