Vuçiqi viktimizohet: Shkaku i Kurtit serbët e Kosovës s’mund të votojnë në zgjedhjet tona

01 dhjetor 2023 | 13:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të premten se zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit nuk do të mbahen në zonat serbe në Kosovë, sepse siç është shprehur ai, “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron t’i lejojë serbët të kenë të drejta elementare”.

“Perëndimi do të thotë se nuk ka mundësi për t’i bërë presion Kurtit dhe do të lëshojë një deklaratë. Tashmë ka pasur një deklaratë nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dhe kaq”, ka thënë Vuçiqi në Dubai, ku po merr pjesë në Samitin e liderëve për ndryshimet klimatike, raporton “Beta”.

Ai ka thënë se “Kurti insiston ekskluzivisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Ne duhet ta njohim Kosovën në mënyrë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Pikë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Dhe, këtë e dinë të gjithë në Serbi dhe në Evropë. Është mirë që ata do të reagojnë për këtë, por ne nuk do të kemi asgjë nga ai reagim”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Vetëvendosjes,Tinka Kurti, ka bërë me dije se së…