Bayern Munich njofton për anulimin e ndeshjes ndaj Union Berlinit

02 dhjetor 2023 | 11:06

Është shtyrë ndeshja mes Bayern Munichit dhe Union Berlinit, e paraparë për t’u zhvilluar ditën e sotme.

Kjo ndeshje ishte e caktuar për t’u zhvilluar nga ora 15:30, në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, Bayerni ka njoftuar për anulimin e ndeshjes për sot shkaku i borës së madhe që ka rënë në Mynih.

“Për shkak të reshjeve ekstreme të borës: Anulohet ndeshja e Bundesligës kundër Union Berlin!”, njoftoi faqja zyrtare e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian…