Vëllai i Liridonës: S’e dimë ku janë fëmijët e saj, të hënën marrim përgjigje për zhvarrim!

02 dhjetor 2023 | 16:36

Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale kanë shkuar sot te familja e ish-bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murselit, i cili dje ra në prangat e Policisë si i dyshuar për vrasjen e Liridonës.

Në shtëpinë e Naim Murselit raportohet se ndodhen fëmijët e tyre, me ç’rast ndodhen atje edhe organet e lartëcekura.

Derisa familjarët e Liridonës tashmë të ndjerë, nuk janë në dijeni se ku gjenden fëmijët.

Prapa kamerës së Nacionales ka folur vëllai i Liridonës, i cili ka thënë se të hënën pritet të marrin përgjigje për zhvarrimin e trupit të pajetë.

Ai tutje është shprehur se çifti nuk kanë pasur probleme asnjëherë dhe se janë të pavërteta raportimet se kanë dashtë me u shkurorëzuar.

I njëjti ka shtuar se nuk kanë informacione se ku gjenden fëmijët dhe se motra e tij ka pasur siguri.

“Presim të hënën që me na kthy përgjigje për zhvarrim. Çifti nuk kanë pasur kurrë probleme dhe se nuk janë të vërteta ato që kanë dashtë me u shkurorëzuar. Jemi të tronditur se as vet se kemi besuar që ai e ka bo këtë send. Fëmijët nuk kemi informacion se ku janë, nuk e di çka ka mundur me qu deri aty. Motra jonë ka pasur siguri shumë të madhe se është ne shtetase e Suedisë.” – ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”. Kjo deklaratë…