Murati: Çështja e bashkimit ka qenë synim i LB-së që nga viti 2008

03 shtator 2018 | 21:41

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka theksuar se partia e tij është për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Sipas tij ajo që ka proklamuar presidenti Hashim Thaçi muajt e fundit i është ofruar idesë së LB-së.

“Thaçi ngapak iu ka afru konceptit tonë”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se idenë e bashkimit kombëtar LB-ja e ka nga viti 2008 dhe sipas tij një marrëveshje Kosovë-Serbi do të mundësonte arritjen e kësaj çështje me ndryshime kushtetuese.

“Një marrëveshje e re me Serbinë krijon rrethana për ta ndryshuar Kushtetutën. Për ne gjëja më e rëndësishme dhe që ka ndodh në këtë debatin e fundit është që është ngrit çështja e tre komunave shqiptare që kanë qenë të harruara. Është meritë e këtij debati që çështja e Kosovës Lindore është shtruar si temë”, ka deklaruar Murati në “Pressing” në “T7”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për dialogun…