Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë

03 dhjetor 2023 | 09:39

Kanë arritur në gjykatë ish-bashkëshorti Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar për organizimin e vrasjes së viktimës, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.

Ndërkohë, ende nuk ka informata nëse janë në gjykatë apo do të sillen edhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

Pas pak pritet të nisë edhe seanca fillestare ndaj tyre.

Aty pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit prej 30-ditësh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas White, drejtori i çështjeve të UNRWA-së në Gaza, tha…