Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

03 dhjetor 2023 | 16:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar babanë e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Tutje, policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kukësi barazoi 0-0 me Teutën, në ndeshjen e luajtur në…