Arrestohet një person gjatë bastisjeve në argjendari në Prishtinë

03 dhjetor 2023 | 19:38

Një person është arrestuar në Prishtinë, pas bastisjeve në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës është arrestuar në lidhje me grabitjen në Suharekë.

Njësia Speciale Intervenuese bashkë me hetues policorë dhe zyrtarë nga Dogana kanë vazhduar bastisjet në objektin e kësaj argjendarie.

Zyrtarët policorë e ndaluan të dyshuarin, pasi ai shkoi me nxitim në një shtëpi në afërsi.

Forca të shtuara të NJSI-së janë të pranishme, ndërsa është thyer edhe dera e një lokali aty pranë.

 

 

Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka barazuar 3-3 me Tottenhamit në kuadër të…