Fitore bindëse e Samadrexhës

03 dhjetor 2023 | 22:25

Samadrexha nuk ka lejuar befasi të dielën në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Madje ka shënuar fitore bindëse për të mbetur në hap me skuadrat kryesore në Superligën e hendbollisteve, Ferizajn dhe Istogun.

Në ndeshjen e fundit të xhiros së dhjetë, Samadrexha fitoi 39:15. Që në pjesën e parë mysafirët u shkëputën ndjeshëm në rezultat. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:5 për Samadrexhën.

Ameni Jemmali i shënoi dhjetë gola për Samadrexhën. Nga tetë i kishin Arlinda Maloku e Houyem Nassraoui.
Rona Zherka e Erda Macula i shënuan nga katër gola për Vëllaznimin e Gjakovës.

Samadrexha është e treta me 16 pikë, sa i ka edhe Istogu në pozitën e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur. Ferizaj udhëheq me 20 pikë. Vëllaznimi është i parafundit (9) me tri pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i qytetit i ka takuar Proton Cable Prizrenit, që…