MacShane: Ekziston refuzimi joreal i Spanjës për ta pranuar Kosovën

04 dhjetor 2023 | 13:46

Ish-nënsekretari i Britanisë së Madhe për Punë të Jashtme, përgjegjës edhe për Ballkanin Perëndimor, Denis MacShane, ka shkruar rreth refuzimit të Spanjës për të pranuar Kosovën.

Ai i është përgjigjur analistit spanjoll, Ignacio Molina.

“Pika kyçe është se ekziston refuzimi jo real i Spanjës për të pranuar Kosovën. Si djalë i ri unë mbështeta të drejtën e Spanjës për të jetuar pa sundimin fashist. Madridi (PP&PSOE) refuzon të njohë Kosovën. Luan në duart e Putinit dhe bllokon hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Evropë. Egoist”, ka shkruar MacShane në platformën “X”.

Analisti Molina e ka pyetur MacShane se Spanja i pengon kandidatët të anëtarësohen në BE.

“I nderur Denis, jam vërtet i interesuar të di pse thua se Spanja i pengon kandidatët të anëtarësohen në BE. Valët e fundit (dhe të ardhshme) të zgjerimit nuk i kanë përfituar Spanjës për sa i përket financimit, të bërit biznes, apo pikëpamjeve për të ardhmen e BE-së, por Madridi megjithatë e ka mbështetur pranimin e tyre”, ka shkruar Molina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Newcastle po shqyrton një lëvizje të mundshme për lojtarin e…