Familja Ademaj hap të pame, përgatitet për rivarrosjen e Liridonës

04 dhjetor 2023 | 13:55

Familjarët e Liridona Ademaj kanë hapur të pame në fshatin Rracaj ku pritet të rivarroset 30-vjeçarja e vrarë javën e kaluar në Prishtinë.

Ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi do të bëhet në fshatin e saj të lindjes. Familjarët kanë bërë të ditur se rivarrimi do të bëhet nga ora 14:00.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj është vrarë në Bërrnicë të Prishtinës më 29 nëntor./EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët shqiptarë kanë vazhduar me paraqitje spektakolare në fundjavë në…