FSK-ja merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për ‘kërkim-shpëtim urban’ në Zvicër

04 dhjetor 2023 | 15:33

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marrë pjesë në një trajnim në Zvicër për “Kërkim-Shpëtim” me ftesë nga ekipet homologe të tyre Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca.

“Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me radhë zhvilluan trajnimin ‘Kërkim-Shpëtimi Urban’. Pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSh për t’u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”, ka njoftuar Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi,…