FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial ‘Fadil Vokrri’

04 dhjetor 2023 | 17:00

FC Prishtina Futsal do ta organizojë turneun memorial kushtuar legjendës së futbollit Fadil Vokrri. Klubi prishtinas përmes një njoftimi ka konfirmuar mbajtjen e këtij turneu që pritet të mbledhë ekipe të shumta të Kosovës.

“Nga data 23 dhjetor FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial “Fadil Vokrri” i cili do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Edicioni i pestë është planifikuar që të ketë në program kategori të ndryshme, duke qenë gjithëpërfshirës për të gjitha grupmoshat”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina Futsal.

Në këtë turne, sipas këtij njoftimi, do të marrin pjesë: shkollat e futbollit të licencuara nga FFK, me kategoritë U13, U15 dhe U17. Gjithashtu këtë vit në formë gare do të jetë e pranishme Liga e Veteranëve e licencuar nga FFK, e në natën finale mediet e Kosovës dhe skuadrat me Syndrom Down. Ndeshjet do të drejtohen nga tre gjyqtarët e FFK-së që kanë stemën e FIFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani opozitar serb, Miroslav Aleksiq, gjatë vizitës së tij në…