Haradinaj: Mospjesëmarrja e opozitës në seancë nuk e ndihmon Kosovën

04 shtator 2018 | 10:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse opozita nuk merr pjesë në seancë, nuk është ndihmë për Kosovën.

“Ata nuk kanë nevojë të marrin pjesë në votim, por duhej të vinin për t’i thënë pikëpamjet e veta. Mosardhja në seancë nuk është ndihmë, duhet të shohin çfarë është në pyetje”, ka thënë Haradinaj në hollin e Kuvendit të Kosovës.

“Ne kemi krizë ekonomike në Kosovë. Gjendja ekonomike nuk është e mirë. Kemi probleme të shumta, por punojmë për Kosovën. As s’ka ndarje as s’do ketë ndarje, as s’ka lëvizje me territore. Votojeni këtë delegacion”, ka thënë Haradinaj.

Për shef të delegacionit është propozuar zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta bojkotojë seancën e thirrur…