PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma i japin mbështetje ekipit negociator
04 shtator 2018
| 10:31
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ahmet Isufi, i kanë dhënë mbështetje ekipit negociator të Qeverisë për dialogun me Serbinë.
Po ashtu edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i ka dhënë mbështetje këtij ekipi edhe pse ka qenë mjaftë kritik.
Ai ka kërkuar qe të shkrihet në një platformë të përbashkët agjenda e presidentit Hashim Thaçi dhe e Qeverisë.
Gjithashtu, ekipit negociator të Qeverisë i ka dhënë deputeti Albert Kinolli në emër të grupit parlamentar 6+.
Në këtë seancë nuk janë duke marrë pjesë deputetët e opozitës.