Hyseni lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

05 dhjetor 2023 | 11:21

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, i akuzuar për mosraportim të pasurisë.

Hyseni akuzohej se në cilësi të koordinatorit shtetëror për dialog në zyrën e kryeministrit nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Aktgjykimi ndaj Hysenit është shpallur të martën nga gjykatësi Sabit Sadikaj.

Sipas aktgjykimit nuk është provuar se Hyseni ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Kundër këtij aktgjykimit, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh. Kurse, Hyseni lirohet nga shpenzimet gjyqësore.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi, Muhamet Hyseni ka “shpërthyer” këtë sezon me skuadrën e…