Dalin rezultatet e testit PISA, Kosova gati në fund të listës

05 dhjetor 2023 | 11:56

Janë publikuar rezultatet e testit PISA. Kosova edhe këtë herë ka dështuar keq.

Sipas rezultateve të publikuara, Kosova renditet krejt në fund të renditjes në pothuajse të gjitha kategoritë.

Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, kurse vendin e 77-të nga 80 shtete për shkencë.

Kurse, në matematikë Kosova renditet në vendin e gjashtë nga fundi.

Rezultatet e testit janë publikuar gjatë ditës së sotme.

Image

Kjo është hera e dytë që merr pjesë Kosova në këtë vlerësim, përderisa rezultate pothuajse të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.

Image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vitin e kaluar kishte thënë se nuk mund të priten rezultate të mira pasi testi është mbajtur gjatë pandemisë, dhe sfidat kanë qenë të shumta.

Image

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të 15-vjeçarëve. PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës.

PISA është një projekt i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD. Në Irlandë, projekti menaxhohet nga Qendra e Kërkimit Arsimor në emër të Departamentit të Edukimit dhe Aftësive.

Lendet në të cilat përfshihen nxënësit në test për t’u vlerësuar janë shkrim-lexim, matematikë dhe shkencë. Në vitin 2021, matematika do të jetë fusha kryesore, dhe një faqe e re interaktive përshkruan kornizën e azhurnuar të matematikës PISA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje, PDK-ja dhe…