Serbët dorëzojnë kërkesë për peticion për shkarkim të kryetarëve në Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit

05 dhjetor 2023 | 13:24

Serbët në katër komunat në veri të Kosovës kanë formuar grupet nismëtare, të cilat të martën kanë paraqitur kërkesa te kryesuesit e kuvendeve komunale në Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit për peticion për rrëzimin e kryetarëve aktual. Arsyetimi në këto kërkesa bazohet në pretendimet e tyre për “mos punën e kryetarëve dhe vendimeve të njëanshme të tyre”.

Sipas Udhëzimit Administrativ pas pranimit të kërkesës, jo më vonë se pesë ditë, kryesuesi i kuvendit komunal e shqyrton atë dhe e regjistron grupin nismëtar si palë të autorizuar. Por nëse neglizhohet kërkesa nga ky grup dhe nëse kjo nuk bëhet brenda afatit, atëherë grupi nismëtar mund të kërkojë nga KQZ-ja të shqyrtojë kërkesën dhe ta regjistrojë si palë të autorizuar.

Jo më vonë se pesë ditë nga regjistrimi, grupi nismëtar duhet të paraqesë te kryesuesi i kuvendit komunal dokumentacionin e nevojshëm ku përfshihen lista e nënshkrimeve dhe autorizimi nga kuvendi komunal për shfrytëzimin e hapësirës publike për mbledhjen e nënshkrimeve.

Më pas KQZ-ja, jo më vonë se pesë ditë nga pranimi i kërkesës, njofton kryesuesin e kuvendit komunal, grupin nismëtar për numrin e tërësishëm të votuesve në komunën përkatëse dhe për numrin e nënshkrimeve që kërkohen.

Grupi nismëtar ka afat prej 30 ditësh që të mbledhë nënshkrimet fizikisht. Afati mund të shtyhet vetëm një herë për 15 ditë. Dhe nëse dështon mbledhja e nënshkrimeve sipas kuotës së votuesve, atëhet KQZ-ja e shpall nul Peticionin dhe kryetarët aktual vahzdojnë detyrat e tyre të përcaktuara me ligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…