Vëllai i Liridonës: Dorasin s’e njoh, Kushtrim Kokallën e njoh mirë, ka qenë në shtëpinë tonë

05 dhjetor 2023 | 13:25

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila është vrarë mizorisht javën e kaluar në Bërnicë të Prishtinës, ka thënë e njeh Kushtrim Kokallën, i cili dyshohet se i ndihmoi Naim Murselit në planin për vrasjen e bashkëshortes.

Ai ka thënë se e ka parë edhe Granit Plavën, dorasin i cili ka shti me plumb në qafë për ta vrarë Liridona Ademajn në natën e 29 nëntorit.

“Bashkëpunëtorin, vrasësin, nuk e njohim. Personalisht vetëm kështu si figurë e kam parë ndoshta sepse këtu është vend i vogël dhe shihemi. E të akuzuarin e dytë po, e njoh personalisht. Ka qenë ai në shtëpinë tonë disa herë sepse na lidhin çështjet familjare ndërmjet vete. Po, e njoh, e njoh shumë mirë. Naimin dhe Kushtrimin i njoh shumë mirë”, ka thënë ai dje në një intervistë për “Top Channel”.

Naim Murseli të dielën ka dalë për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua k caktuar nga një muaj paraburgim të treve, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët në katër komunat në veri të Kosovës kanë formuar…