Molliqaj: Rezultati në PISA është veç më i keq sesa në vitin 2018

05 dhjetor 2023 | 14:03

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se rezultatet katastrofale të testit PISA po nxjerrin në pah indiferencën e qeverisë së shpresës për çfarëdo investimi afatgjatë, nëse nuk është investim në spektaklin e liderit.

“Asnjë lëvizje për të ndryshuar këtë gjendje, për të tjerët që s’janë në rrethin e ngushtë të lidershipit. Së pari villat në Marigona, pastaj klasat e çerdhet? E njohim këtë skenar. Është ditur në krye të herës kur e dekoroi Nagavcin me pozitën e ministres. Dekorim për besnikërinë partiake, asgjë më shumë. Rezultati në PISA është veç më i keq sesa në vitin 2018. U konfirmua kur e pengoi reformën në arsim në Kamenicë. A e keni vërejtur se si bash në arsim, zëvendësministrat njëri pas tjetrit japin dorëheqje, vasalja e Kurtit vazhdon monotoninë. 5 çerdhe nga 160 të premtuara. Shpërfillja totale nga ana e qeverisë për të investuar në arsim shihet prej larg”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Sipas tij, rezultatet e PISA-s nuk mund të mbeten vetëm numra. “Ato janë aktakuzë për një qeveri që i shërben vetëm një qytetari dhe një koalicioni të vogël ministrash e deputetësh për më shumë privilegje, më shumë begati. Një mentalitet i tillë e përjetëson dhe riprodhon gjendjen e rëndë në arsim në fund të listës”, ka deklaruar Moliliqaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është ranguar në vendin e 76-të për lexim në…