Mabetex do të ndërtojë ndërtesën e Ambasadës së Bangladeshit në Berlin

06 dhjetor 2023 | 00:57

Kompanie Mabetex Group e udhëhequr nga Behgjet Pacolli do ta ndërtoj ndërtesën e Ambasadës së Bangladeshit në Berlin të Gjermanisë. Kështu ka bërë të ditur Behgjet Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Është nënshkruar sot një kontratë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Dhaka/Bangladesh dhe menaxhmentit të Mabco (Mabetex Group) për ndërtimin e ndërtesës së Ambasadës së këtij vendi në Berlin”, ka shkruar Pacolli.

Sipas njoftimit të Pacollit ky objekt do të përfundoj brenda afatit prej 18 muajsh.

Njoftimi i plotë i Behgjet Pacollit/

Është nënshkruar sot një kontratë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Dhaka/Bangladesh dhe menaxhmentit të Mabco (Mabetex Group) për ndërtimin e ndërtesës së Ambasadës së këtij vendi në Berlin.

Ndërtimi do të fillojë menjëherë dhe do të përfundojë në një kohë rekord prej 18 muajsh.

Na prift e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet italiane kanë arritur të shkatërrojnë një bandë kriminale shqiptare,…