Ali Ahmeti: Më 28 janar do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoni

06 dhjetor 2023 | 10:36

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka paralajmëruar se nga 28 janari i vitit të ardhshëm në RMV do të ketë kryeministër shqiptar, duke e zbatuar marrëveshjen e koalicionit të partisë së tij dhe LSDM-së.

Këto komente Ahmeti i bëri nga ceremonia ku e pranoi çmimin “Qytetar Nderi i Tropojës” në qytetin e Bajram Currit.

“Azgan, s’ka besoj. Më 28 janar do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoni”, tha mes të tjerash Ali Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florim Prestreshi BI shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…