Donnarumma dëshiron suksese me Milanin dhe Italinë

04 shtator 2018 | 11:30

Gianluigi Donnarumma ka shprehur dëshirën të kthejë Milanin dhe Përfaqësuesen e Italisë në majat e futbollit botëror.

Portieri italian ka thënë se kuqezinjtë kanë një skuadër shumë të mirë dhe shpreson në një vend që dërgon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Jemi një grup i shkëlqyer”, ka thënë Donnarumma për “Sky Sport Italia”. “Ne donim shumë suksesin ndaj Romës. Objektivi ynë është të kthejmë Milanin aty ku e ka vendin, që është Liga e Kampionëve dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë. Gjithmonë i pranoj kritikat, jam djalë i qet që jep gjithçka në stërvitje”, ka deklaruar ai.

“Leonardo, Maldini dhe Kaka? Është shumë emocionuese t’i shikosh ata së bashku. Fillimisht ata të fusin paksa frikën, por pastaj të japim një motiv të madh për të bërë mirë”. “Skuadra kombëtare? Është gjithmonë mirë për t’u kthyer këtu. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kthyer Italinë në rrugën e duhur”, ka shtuar Donnarumma.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Brazilit, Michel Temer, ka thënë se qeveria e…