AKI-ja jep detaje për vrasjen që ndodhi në ndërtesën e kësaj agjencie

04 shtator 2018 | 11:37

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen që ka ndodhur sot në ambientet e kësaj agjencie.

Përmes një njoftimi për medie, AKI-ja ka njoftuar se një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e AKI-së.

Gjithashtu është bërë me dije rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

AKI-ja ka theksuar se me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Donnarumma ka shprehur dëshirën të kthejë Milanin dhe Përfaqësuesen…