‘Shqetësimet rreth draft-statutit’, Osmani do t’i thërras në takim partitë opozitare

06 dhjetor 2023 | 15:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një takim me partitë opozitare në lidhje me draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Osmani ka thënë se pas dorëzimit të draftit të Asociacionit edhe tek partitë opozitare do t’i thërras të njëjtat në takim ditëve më vijim për t’i marrë shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga euro-amerikanët.

Sa i përket nisjes së peticionit për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Osmani ka thënë se nuk ka asnjë informatë zyrtare sa i përket kësaj.

Këto komente Osmani i ka bërë pasi pjesëmarrjes në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI-ja. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka nderuar…