Kapet në Maqedoni Remzi Azemi, i kërkuari nga Interpoli për vrasjen e Ilir Hidrit

06 dhjetor 2023 | 16:30

Remzi Azemi, i cili kërkohej nga Interpoli për vrasjen e Ilir Hidrit më 2017, është kapur nga policia.

Azemi është kapur në Maqedoni, ndërsa do të ekstradohet në Ekuador, shkruan “Eluniverso”.

Gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që mundësojnë lidhjen e shtetasit të Kosovës me këtë krim.

Policia e Ekuadorit ka bërë me dije se puna hetimore e kryer me Interpolin ka mundësuar kapjen e tij.

Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, qytet në Ekuador, kishte lëshuar një urdhër arresti në vitin 2021.

“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi është bërë një problem i madh për Mallorcën.…