Arrestohet në Maqedoni kosovari që dyshohet për vrasjen e një shqiptari në Ekuador

06 dhjetor 2023 | 19:30

R.A nga Kosova është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, pasi ishte shpallur në kërkim në Ekuador për vrasje.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, transmeton “Euronews”, Ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e tij me këtë krim. Ai ishte në njoftim të kuq në listën e Interpolit për atë vrasje. Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar urdhër arresti për të në vitin 2021.

“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, ka thënë policia maqedonase.

40-vjeçarit shqiptar Ilir Hidri iu bë atentat në Ekuador, më datë 1 qershor 2017. Shqiptari nga Vlora është qëlluar me 3 plumba pas koke. Ka dyshime se Hidri ka qenë bashkëpunëtor i policisë i futur në rrjetin e drogës. Madje dyshohet se ai ka bashkëpunuar me DEA-n amerikane për zbardhjen e krimeve e aktivitetit të rrjetit të drogës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, tre të dyshuarit –…