Haradinaj: Finlanda është dëshmuar si një partnere e fortë e Kosovës

06 dhjetor 2023 | 20:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Finlandës me rastin e festës së pavarësisë së saj.

Haradinaj ka thënë se Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i Kosovës.

“Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i yni në procesin e shtetndërtimit dhe të forcimit të subjektivitetit të Kosovës. Për këtë jemi përherë mirënjohës, me urimin më të mirë që marrëdhëniet tona të shkëlqejnë edhe në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interpol-i ka lëshuar fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan…