Zhduket në Çeki Arben Gashi nga Klina, familja e tij kërkojnë ndihmën e qytetarëve

06 dhjetor 2023 | 21:43

Arben Gashi nga fshati Paskalicë e Klinës, i cili jetonte në Gjermani, është zhdukur qe një javë.

Ai ishte nisur nga Italia për në Gjermani dhe ka humbur çdo kontakt me familjen e tij.

Për herë të fundit, Arbeni është parë në Pragë të Çekisë, prandaj familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

“Arben Gashi (lindur më 14 shtator 1991) një person me aftësi të kufizuara në Gjermani është zhdukur që nga e mërkura 29 nëntor 2023. Ai ka humbur çdo kontakt me familjen e tij dhe për herë të fundit është parë në Pragë të Republikës Çeke”, thuhet në njoftim.

Nëse dikush ka ndonjë informacion për të, ju lutemi të kontaktoni familjen Gashi. +491759311506 ose (CZ) 603328602.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca e Kosovës ka ndarë 6 mijë euro për dekorimin…