Olta Gixhari flet për pjesëmarrjen në BBV: “Mesa duket nuk ka qenë mjaftueshëm…”

07 dhjetor 2023 | 11:18

Në një komunikim me fansat, Olta Gixhari është shprehur se eksperienca brenda shtëpisë nuk ka qenë mjaftueshëm.

Olta Gixhari ishte padiskutim një ndër personazhet më të komentuar të “BBV2”, e konsideruar si “rivalja” e vetme e Luiz Ejllit, që në fund u shpall fitues.

Gjatë eksperiencës në “BBVIP”, Olta pati një marrëdhënie disi të komplikuar me publikun në përgjithësi, por shumë prej tyre që fillimisht nuk ishin fare fansa të saj, në fund, sidomos pas daljes, i rifitoi sërish njerëzit, të cilët edhe e pranuan “që nuk shihet BB pa Oltën”.

Madje në një komunikim me fansat disa kohë më parë, e pyetur se si u ndje kur mori vesh që gjysma e Shqipërisë e urrente, ajo u shpreh:

“U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje, pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality show. Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë”.

Dhe mesa duket, protagonistja e filmit “Në kuadër të dashurisë” ia ka fituar zemrën fansave dhe kjo për shkak të dashurisë që ajo merr nga ata.

Ditën e sotme, Olta ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku njera prej tyre shkruan: “Pse të urrenim në fillim? Pse të duam tani e gjithmonë? Je yll, burrnesh”.

Gixhari ka vendosur t’i përgjigjet kësaj pyetje duke u shprehur se ndihet shumë e gëzuar që shumica e mesazheve që ajo merr janë si këto.

“90% e mesazheve tuaja i kam kështu. Kjo më gëzon shumë. Se di, unë kështu kam qenë edhe brenda por mesa duket nuk ka qenë mjaftueshëm. Faleminderit për të gjithë mesazhet e bukura”, shkroi aktorja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Buxheti për vitin 2024 i Shqipërisë është miratuar në një…