Përurohet ura mbi lumin Lushta

07 dhjetor 2023 | 11:34

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka përuruar urën mbi lumin Lushta në lagjen Bair të Mitrovicës, e cila ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të fundit.

Drejtuesit e komunës theksuan se ura u rregullua falë bashkëpunimit të mirë të komunës me disa biznese dhe banorë të kësaj lagjeje.

“Banorët e lagjes Bair me rregullimin e urës do ta kenë më të lehtë lëvizjen, ndërsa institucionet lokale do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve, për të përmirësuar jetën e përditshme të tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

May be an image of 7 people, Stari Most and Camogli

May be an image of 5 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e Big Brother VIP Kosova janë sfiduar me lojën…