Swift flet për sherrin me Kanye e Kim

07 dhjetor 2023 | 16:16

Taylor Swift ka dhënë intervistën e parë pas 4 vitesh, pasi është shpallur “Njeriu i Vitit” nga revista Time. Ajo tregoi, ndër të tjera, edhe sherrin e famshëm mes Kanye West dhe ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Një rikujtesë e vogël për sherrin e tyre: Kanye publikoi një këngë të titulluar “Famous” (20216) dhe në vargjet e saj shprehet: “E bëra atë k*rvë të famshme/  Mendoj Taylor Swift mund të më ketë borxh (marrëdhënie seksuale)”.

Taylor Swift flet për sherrin me Kanye & Kim: "Ajo modifikoi

Sigurisht, as Tay dhe as fansave të saj nuk u pëlqeu fakti që Kanye iu referua si “k*rvë”. Pas shumë reagimeve online, Kim Kardashian publikoi një mesazh zanor (sipas zërave, të modifikuar), ku Tay ishte në dijeni të vargjeve dhe madje, edhe kishte dakordësuar me tekstin.

Në mesazhin e regjistruar nga një telefonatë e supozuar mes Taylor dhe Kanye, këngëtarja e pyet reperin nëse teksti do të jetë “i pasjellshëm” dhe Kanye i thotë se jo dhe më pas, i tregon vargun: “Mendoj se Taylor Swift mund të më ketë borxh (marrëdhënie seksuale)”. Në mesazh dëgjohet Taylor që qesh dhe thotë: “S’është e pasjellshme”.

Asokohe, direkt pas publikimit të mesazhit, njerëzit i mbushën rrjetet sociale të Taylor me emoji me gjarbër, duke iu referuar edhe si një “mashtruese”. Sot, Tay e rikujton si një moment që e dëmtoi punën e saj.

Kim, nga ana tjetër tha se “ishte e detyruar të mbronte Kanye-n”. Më tej, në një intervistë në vitin 2020, Kim u shpreh: “Askush nuk e mohoi që fjala “k*rvë” u përdor pa lejen e saj…unë s’e modifikova kurrë mesazhin, thjesht publikova disa momente në Snapchat që të provoja argumentin tim”, duke shtuar se Taylor e detyroi që të mbronte bashkëshortin (e atërhershëm).

Taylor Swift flet për sherrin me Kanye & Kim: "Ajo modifikoi

Në intervistën për Time, Tay u shpreh: “Ishte një telefonatë e regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme, të cilën Kim e modifikoi dhe e postoi që të gjithë të më quanin “gënjeshtare”. Karriera më ishte marrë nga duart. Mendova se ai moment i reagimeve do të më përcaktonte në mënyrë negative për të gjithë jetën”.

Taylor tha se dëmi është bërë, madje pati një ndikim të madh psikologjik: “Më çoi në një vend që s’kam qenë më parë. U zhvendosa në një vend të huaj. Nuk dola nga shtëpia me qira për një vit. Kisha frikë nga telefonatat. Largova shumë njerëz nga jeta ime, sepse nuk dija kujt t’i besoja”.

Vite më vonë, Tay ndihet më komode me publikun dhe tanimë, pas suksesit të jashtëzakonshëm në turneun Eras, ajo është në një lidhje romantike me Travis Kelce. “Kjo është periudha më krenare dhe më e lumtur. Ndihem kreative, e përmbushur dhe më e lirë se ndonjëherë më parë”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendron Kastrati nga PSD-ja, i cili ka mbajtur për një…