Kastrati thotë se qeveria vazhdimisht po synon t’i marrë kompetencat e pushtetit lokal

07 dhjetor 2023 | 16:15

Qendron Kastrati nga PSD-ja, i cili ka mbajtur për një mandat pozitën e kryetarit të Kamenicës, ka thënë se pushteti i Vetëvendosjes vazhdimisht po tenton të marrë kompetenca të pushtetit lokal.

Këtë vlerësim, Kastrati e ka dhënë të enjten në tryezën e organizuar nga IKD-ja në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2023” ku është prezantuar raporti “Kushtetutshmëria në qeverisje”.

Sipas Kastratit, në rastin e ministres së Arsimit është vërtetuar se kishte shkelur Kushtetutën kur kishte ndërhyrë në reformën e arsimit në Kamenicë.

Ai ka thënë se përpos ndërhyrjes direkte në punët e komunës, Ministrja e Arsimit ka vazhduar edhe më tutje të ndërhyrje në punët e pushtetit lokal, duke u marrë edhe me ndërtimin e objekteve shkollore që është kompetencë e komunave.

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës ka thënë se ndërhyrja e pushtetit qendror në pushtetin lokal ishte bërë edhe në rastin e pronës për koncertin e Dua Lipës.

Sipas tij, është tejkalim i kompetencave kur ministri i Qeverisë i ka thënë Komunës së Prishtinës që një pronë është dhënë për kohë të gjatë

Ai ka thënë se zyrtarë të qeverisë e partisë në pushteti bëjnë thirrje të mos këtë vlerësim të kushtetutshmërisë.

Sipas tij, pushteti po mundohet të gjejë mënyra që mos të lejojë vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve ligjore e vendimeve qeveritare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher…