Erdogani dhe Mitsotakisi nënshkruajnë një marrëveshje

07 dhjetor 2023 | 16:29

Greqia dhe Turqia kanë nënshkruar të enjten një deklaratë të përbashkët për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Lëvizja vjen gjatë një vizite shumë të ndjekur të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Athinë.

“Gjeografia dhe historia kanë diktuar që ne të jetojmë herë pas here në konfrontim.

Por ndjej një përgjegjësi historike për të shfrytëzuar këtë mundësi për t’i sjellë dy shtetet krah për krah, ashtu siç janë kufijtë tanë”, ka thënë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan “Reuters”.

Ndërsa Erdogani ka thënë se “nuk ka asnjë çështje mes nesh që është e pazgjidhshme. Përderisa fokusohemi te fotografia dhe nuk përfundojmë si ata që kalojnë detin dhe mbyten në lumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj,…