Kërkesa për shkarkimin e Atiqit ka shkuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut

07 dhjetor 2023 | 16:45

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka treguar se kanë pranuar të enjten kërkesën për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, Erden Atiq.

Ai ka bërë me dije se brenda afatit të duhur kohor do ta shqyrton këtë kërkesë.

Zyrtari komunal ka deklaruar se për këtë kërkesë do ta njoftojnë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Po kam pranuar pak më herët, por do të shqyrtojë kërkesën. Kam afat kohor pesë ditë. Do ta njoftojë MAPL-në, KQZ-në dhe kryetarin që e kam pranuar kërkesën. Por, unë si kryesues i Kuvendit Komunal do të ndërmarrë hapa konkrete a do të refuzojë apo pranojë kërkesën. Kërkesa thotë që komuna nuk është funksionale dhe nuk po i kryen shërbimet qytetarëve në nivel të duhur. Ata si iniciatorë nuk mund të merren se a funksionon komuna dhe a është shërbimi në nivel të duhur a jo”, ka thënë Uglanin për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanadaja ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Kështu ka…